Këngëtarja e njohur shqiptare Samanta Karavella, pas reagimit përmes rrjeteve sociale që pati ndaj deklaratës së Young Zerkës, se nuk e meriton famën që e ka, artistja ka reaguar sërish.
Këtë reagim ajo e ka bërë pikërisht në emisionin “Shiko kush Luan”, transmeton Gazeta Sinjali.
Në kuadër të lojës “Këmbët në…”, artistes iu desh të zbulonte emrat e dy personazheve që ka dëshirë të bëjë bashkëpunim, si dhe dy të tjerëve që nuk i ka si opsion për diçka të tillë.
Pasi përmendi Ardit Gjebrean dhe Aurela Gaçen si emrat e saj të preferuar, Samanta tha se nuk do të bënte asnjëherë bashkëpunim me Ronela Hajatin dhe Young Zerkën.
“Ronela dhe meqë më përmendi tek loja e “Paintball” herën e kaluar, dikush që nuk kam qejf është Young Zerka.”
Në lidhje me deklaratat e Samanta Karavellës nuk ka reaguar deri më tani Young Zerka e Ronela Hajati./Gazeta Sinjali/