image Young Zerka tha se Samanta nuk e meriton famën që ka, reagon artistja

Bota e Yjeve

Showbiz/ Young Zerka tha se Samanta nuk e meriton famën që ka, reagon artistja

news image

Këngëtari unik shqiptar Young Zerka, mbrëmë në kuadër të lojës me ‘paintball’ te “Shiko kush luan”, bëri të ditur se çfarë mendon për disa artistë të muzikës shqiptare.

Sipas tij, Ledri Vula është artisti më i mirë, ndërsa Samanta Karavella nuk e meriton famën që ka, transmeton Gazeta Sinjali.

Për këtë deklaratë ka reaguar Samanta përmes rrjetit social Instagram.

S’të shkojnë armët ty! Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia…” dhe “Eh pra pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja!!!”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videove, në të cilën shihet artisti duke luajtur lojën.

Për deklaratat e Samantës nuk ka reaguar Young Zerka e  as Ronela Hajati dhe mbetet të shihet nëse do të flasin ndonjë gjë tjetër apo do e lënë me kaq.

Ndryshe, “Money” është projekti i fundit muzikor i Zerkës në bashkëpunim me Eri Dee./Gazeta Sinjali/