image Jemi të frikësuar që do këndojmë pas Ronela Hajatit, direkt pas provave, ja ç’thotë grupi i Eurovision

Bota e Yjeve

Jemi të frikësuar që do këndojmë pas Ronela Hajatit, direkt pas provave, ja ç’thotë grupi i Eurovision

news image

Sot, grupi i njohur letonez Citi Zeni është deklaruar mbi prapaskenat e kompeticionit më të madh evropian Eurovision, si dhe pretendimet që ata kanë.

Tashmë na ndajnë vetëm pak orë nga nata e parë gjysmë finale, dhe banda e përbërë nga 6 djem rrëfyen emocionet dhe problematikat që kanë hasur. Ata pohuan se kishin pasur probleme teknike të cilat i kishin shtuar emocionet për ta, por përtej kësaj ishin duke e shijuar eksperiencën në maksimum.

Me shumë batuta dhe energji të mirë, Citi Zeni shprehën se Ronela i ka presionuar duke qenë performanca e parë dhe ata performojnë menjëherë pas saj.

“Do të performojmë të dytët dhe jemi shumë të emocionuar. Jemi pak të frikësuar pas Ronelës sepse ajo ka një energji shumë të madhe”. Në këtë moment Ermali me humor i shpreh se duhet të mësojnë të kërcejnë si Ronela që të kenë shumë fat, dhe Janis këngëtari i grupit menjëherë i tregoi lëvizjet që kishte mësuar nga këngëtarja shqiptare.

Grupi letonez përfaqësohet me këngën “Eat your salad”, një himn për të mbrojtur mjedisin dhe për të qenë më të kujdesshëm me planetin tokë. Por cilin shtet e mendojnë si fituesin e garës së këtij viti?

Të gjashtë kolektivisht aprovuan se Ukraina e meriton fitoren, jo vetëm për këngën e mirë por dhe për të treguar unitetin në Evropë.

/GazetaSinjali/