image Salih Zyba eskalon ndaj Shpend Ahmetit: Duhet ta gjejë një vend tjetër për të jetuar

Politikë

Konflikt/ Salih Zyba eskalon ndaj Shpend Ahmetit: Duhet ta gjejë një vend tjetër për të jetuar

news image

Inatet mes vete nuk i kanë tejkaluar ende zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje me ata të Partisë Socialdemokrate. Kandidati për deputet i VV-së, Salih Zyba, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook thotë se Shpend Ahmeti nuk do të jetë as deputet e as kryetar komune, sipas tij ai duhet të jetojë jashtë Kosovës, sikur Xhabir Zharku.

“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti. I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”, ka shkruar Zyba në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky postim ka marrë kritika nga qytetarët duke thënë se edhe fitoren edhe humbjen e një subjeti politik, zyrtarët e partive duhet ta marrin me qetësi.

/Gazeta Sinjali/