image Sali Berisha proteston sot për largimin e Bashës nga zyret e PD-së

Shqipëri

Sali Berisha proteston sot për largimin e Bashës nga zyret e PD-së

news image

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka thirrur protestë për ditën e sotme, me qëllim që ta ‘nxjerrë Lulzim Bashën nga selia e Partisë Demokratike’.

Protesta do të fillojë sot nga ora 12:00.

Ish-kryeministri Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD-së i kishin lënë afat deri në datën 5 janar Bashës që të lironte paqësisht zyrën e tij.

Në një njoftim për mediat, ambasada amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin tubimin ndërsa thuhet se në protestë disa situata mund të ndryshojnë dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.

/GazetaSinjali/