image Ambasada e ShBA-së në Shqipëri qytetarëve: Shmangni tubimet, protesta mund të ndryshojë kahje

Shqipëri

Ambasada e ShBA-së në Shqipëri qytetarëve: Shmangni tubimet, protesta mund të ndryshojë kahje

news image

Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me protestën e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD, që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Në një njoftim për mediat, këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin tubimin ndërsa thuhet se në protestë disa situata mund të ndryshojnë dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.

Njoftimi i plotë:

Mesazh për qytetarët amerikanë: Protesta e planifikuar më 8 janar 2022

Vendndodhja: Tiranë: Selia e Partisë Demokratike

Data/Ora: E shtunë, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00

/GazetaSinjali/