image Basha dhe Berisha festojnë të ndarë ditëlindjen e PD-së

Shqipëri

Basha dhe Berisha festojnë të ndarë ditëlindjen e PD-së

news image

Sot bëhen 33 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike në Shqipëri. 33 vjet më vonë duket se kjo parti sot nuk është në ditët e saj më të mira.

Përçarja e liderave politikë dhe deputetëve të kësaj partie, ka bërë që edhe këtë ditë të rëndësishme ta festojnë të ndarë.

Lulzim Basha është duke festuar me simpatizantët e tij në Pallatin e Kongreseve, ndërsa Sali Berisha me të tijtë është duke festuar në Hotel Tirana, salla Akernia.

/GazetaSinjali/