Ka vdekur ish-presidenti grek, Karolos Papulias, i cili ishte i njohur për marrëdhëniet e mira me liderët arabë, Jaser Arafat dhe Moammar Gadafin.
Ai protestoi fuqishëm kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999 dhe shprehu mbështetje për Slobodan Millosheviqin.
E për vdekjen e tij ka shkruar ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i cili ka thënë se Papulias i ka dashur dhe çmuar shqiptarët.
“Ish presidenti Papulias ishte nje shtetar i shquar qe i sherbeu per dekada vendit dhe kombit te tij. Ai ishte nje luftetar i paepur i lirise dhe nje qendrestar trim ndaj pushtimeve te huaja dhe rregjimeve diktatoriale ne vendin e tij. Shqiperia dhe shqiptaret kane patur tek ish presidenti Papulias nje mik te vertet qe i donte dhe i çmonte. Me kete rast shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjareve, miqve dhe autoriteteve te vendit te tij“, ka shkruar Berisha.