Situata me koronavirusin dhe ndalesat e qeverisë duket se nuk janë marrë aq serjozisht në të gjithë vendin në Shqipëri.
Në disa zona periferike, banorët vazhdojnë dalin, duke përdorur edhe lokalet e zonës.
Policia në një zonë periferike ka marrë informacion për një lokal që nuk ishte mbyllur. Pasi ka hyrë në brendësi, policia ka gjetur të fshehur një të moshuar poshtë banakut, ndërsa një të ri të futur në banjo.
Ndaj lokalit është vendosur gjoba prej 1 milion lekësh.