Ish- kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu ka folur për vonesën e krijuar nga partitë politike lidhur me formimin e institucioneve.
Gërxhaliu thotë se mosarritja e koalicionit VV- LDK do t’i sjell dëme vendit. Pasojat sipas tij janë më të mëdha për shkak të mosfunksionimit të shtetit në mënyrën e duhur.
Duke folur për sektorin privat dhe ndikimet e ngërçit politik, Gërxhaliu pohon se partitë politike në vend duhet ta kuptojnë se mbi interesat e partive duhet të jetë interesat e shtetit, përcjell Gazeta Sinjali.
“Vet fakti që po hymë në vitin kalendarik pa buxhet 2020 dhe nuk kemi buxhet të miratuar, është dëmi i parë, kur dihet fare mirë që nuk dihet kurë do të kemi institucione… Në qoftë se nuk do të kemi miratim të buxhetit në parlament dhe në qeverinë e re, është e vërtet se Kosova ka presidencën dhe parlamentin, por nuk mjafton kjo që buxheti të jetë në funksion të zhvillimit. Në këtë drejtim, përveç që do të jenë të goditur punëtorët që janë në administratë publike, grushti më i madh do të jetë vërtet tek sektori privat”, thotë Gërxhaliu në një intervistë për KosovaPress.
Kujtojmë se është hera e tretë që vendi gjendet në një situatë të tillë me vonesa paszgjedhore për formimin e institucioneve, që po e bën të pamundshëm funksionimin e qeverisë dhe parlamentit. /Gazeta Sinjali/