image Sabri Hamiti merr vendim për aktivitetin e tij politik

Politikë

Sabri Hamiti merr vendim për aktivitetin e tij politik

news image

Akademiku Sabri Hamiti ka vendosur të mos jetë aktiv brenda partisë së Isa Mustafës. Këtë lajm e ka publikuar djali i Kolë Berishës, Visari, në Facebook, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas, Berishës, pasi Sabri Hamiti u zgjodh pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nuk ka pranuar ta vazhdojë pjesëmarrjen aktive në parti.

“Iu shpetoj nje akt i fisem! Pasi u propozua dhe u zgjodh pjese e Keshillit te Pergjithshem, Sabri Hamiti, falenderues nuk pranoj te jete me pjese e rrugetimit aktiv ne LDK. Akt i nalt i nje fisniku te Qarkut Kulturor te Prishtines qe e permbylli burrnimin e vet ne LDK“, shkruan në FB Berisha./Sinjali/