image Ky është numri i gjobave të shqiptuara për shkelësit e masave kundër COVID-19

Kosovë

Ky është numri i gjobave të shqiptuara për shkelësit e masave kundër COVID-19

news image

Policia e Kosovës po vazhdon t’i dënojë qytetarët e Republikës së Kosovës për shkelje të masave antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Qytetarët e Kosovës të cilët nuk po respektojnë masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë dënuar nga Policia e Kosovës, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 456 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro./Gazeta Sinjali/