image FC Prishtina gjobitet me 1500 euro nga Komisioni Disiplinor i FFK-së

Futboll

FC Prishtina gjobitet me 1500 euro nga Komisioni Disiplinor i FFK-së

news image

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar vendimet e fundit të marra nga Komisioni Disiplinor.

Ky komision, i përbërë nga Dukagjini Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku, ka shqiptuar dënim me gjobë prej 1500 eurosh ndaj klubit të Prishtinës, për shkak të ndezjes dhe hedhjes së mjeteve piroteknike nga tifo-grupi “Plisat”.

“FC ”Prishtina”. Në min 1, 2, 8, 9, 10, 16, 26, 28, 68, 69, 70, 72, 75, 77 dhe 78 si dhe pas përfundimit të ndeshjes, tifo grupi ”PLISAT”, ndezin dhe hudhin mjete piroteknike prapa portës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recidivist)”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor të FFK-së.

/GazetaSinjaliSport/