image “Sa shumë njerëz ka dënu, a vetë nuk mban maskë”, qytetari ankohet për policin që ka shkelur masat

Sinjalizime

“Sa shumë njerëz ka dënu, a vetë nuk mban maskë”, qytetari ankohet për policin që ka shkelur masat

news image

Masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, nuk po vlejnë për disa policë të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ndonëse zyrtarët policorë janë të thirrur për monitorimin e zbatimit të këtyre masave, disa prej tyre po i shkelin vetë ato.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit disa foto, në të cilat shihet një zyrtar policor i cili nuk e ka vendosur maskën mbrojtëse.

“Sa shumë njerëz ka dënu, a vetë nuk mban maskë”, thotë sinjalizuesi.

/GazetaSinjali/