Siguri/ Sa persona tentuan të futen ilegalisht në Kosovë sikurse dy rusët javën e kaluar

news image

Egor Igoreviq (Igor Krasikov) dhe Marina Vladimirovna Krasikova, dy rusët e arrestuar javën e kaluar në Leposaviq, nuk janë të vetmit që tentuan të hynin ilegalisht në territorin e Kosovës në muajin e parë të 2020-ës.

Policia e Kosovës, në një përgjigje për Gazetën Sinjali, ka konfirmuar se edhe disa persona të tjerë tentuan kalimin ilegal në territorin e Kosovës, gjatë këtij muaji.

Sipas statistikave të policisë, gjatë vitit 2019 janë evidentuar 147 raste të tentim kalimit ilegal të kufirit drejt Kosovës, ndërsa në vitin 2018 numri i tyre ishte 212.

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se pjesa veriore e Mitrovicës është pjesa më e favorshme që mundëson hyrjen ilegale të personave, që sipas tij kanë qëllim krijmin e trazirave shoqërore.

“Kjo po e dëshmon që në të ardhmen Kosova mund të jetë cak i grupeve të cilat janë të lidhur me strukturat e sigurisë të Serbisë apo Rusisë që për qëllim kanë marrjen e informacioneve të cilat konsiderohen vitale për vendin apo krijimin e ndonjë trazirë shoqërore”, ka thënë Drizan Shala për Gazetën Sinjali.

Dy shtetasit rusë që u ndaluan në veri të Kosovës për kalim të paligjshëm të kufirit Serbi-Kosovë u dënuan me nga 250 euro gjobë dhe u dëbuan nga Kosova. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin