image Sa para i kushtuan KQZ-së blerja e vulave

Kosovë

Zgjedhje/ Sa para i kushtuan KQZ-së blerja e vulave

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar thuajse të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e 6 tetorit.

Së fundmi, KQZ-ja ka kurorëzuar kontratën e radhës që ka të bëjë me furnizimin me vula dhe jastëk për vula,.

Për kontratën “Furnizimi me Vula dhe Jastëk për Vula për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019”, janë ndarë fillimisht 31.500,00 euro, derisa e njëjta kontratë është arritur të kurorëzohet për shumën prej 14.100,00 euro.

Tutje, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 29.850,00.