Elita Rudi ka disa ditë që është në pushime, kësaj here ajo ka vendosur që të udhëtoj drejt Turqisë.
Si çdo vip tjetër edhe Elita ka vizituar restorantin e kuzhinierit të famshëm të quajtur “Nusret”.
Madje ajo ka publikuar edhe pamje nga atje, derisa ka treguar se ka provuar edhe ‘hamburgerin’ e famshëm.
Për këtë, shumë fansa i kanë kërkuar asaj që ta zbuloj çmimin e tij.
Ajo vendos që çmimin e ‘hamburgerit’ ta publikojë me foto, duke shkruar se nuk ka qenë asgjë, thjesht një hamburger i mbështjellur me foli ngjyrë ari.
Madje sipas saj, ai ‘hamburger’ nuk krahasohet me ata të Prishtinës të cilët kushtojnë vetëm 1 euro.
“Është thjesht një hamburger i mbështjellur me foli ngjyrë ari, e që më të mirë janë ata të Prishtinës që kushtojnë vetëm një euro”, tha Elita Rudi.
Çmimi i ‘hamburgerit ka qenë 65 euro, ndërkaq totali i faturës 293 euro./GazetaSinjali/