Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për rritjen e skemave pensionale për katër kategori në 100 euro.
Sipas ministrit, Hekuran Murati vendimi për rritje të skemave pensionale të këtyre kategorive është e përhershme pas shtesave që ishin bërë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Ndërkohë, sa i përket në vendet e Ballkanit Perëndimor, pensionet më të ulëta janë në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.
Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë për pensionet në Ballkanin Perëndimor, sipas së cilës pensionet më të larta janë në Serbi.
Pas Serbisë, renditet Republika Sërpska në BeH, Federata BeH, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe e fundit Kosova.