Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, pritet të mungoj në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kosova fillimisht ndeshet me Suedinë në udhëtim më 9 tetor, teksa më 12 tetor e pret kombëtaren e Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Arsyeja kryesore e mungesës së Berishës është lëndimi që mori në ndeshjen e fundit të kampionatit francez Ligue 1 në mes të Lille dhe Reims.
Lëndimi pritet ta mbajë atë jashtë fushës të paktën një muaj.