image Rusia reagon ashpër ndaj SHBA-së / Ndihma për ta rritur ushtrinë e Kosovës është shkelje e Rezolutës 1244

Politikë

Rusia reagon ashpër ndaj SHBA-së / Ndihma për ta rritur ushtrinë e Kosovës është shkelje e Rezolutës 1244

news image

Në ditën e takimit në mes të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dhe atij rus, Vladimir Putin, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj Washingtonit zyrtar, duke thënë se janë të shqetësuar me armatosjen e Kosovës nga Amerika, transmeton Gazeta Sinjali.

Në reagimin e MPJ të Rusisë thuhet se : “Ne jemi duke pranuar me ankth raportet e furnizimeve me pajisje ushtarake të Kosovës nga ShBA-ja.  Amerika në këtë mënyrë do të minojë përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkan”.

Sipas Moskës, ndihmesa juaj për rritjen e ushtrisë së Kosovës është një shkelje e Rezolutës 1244. /GazetaSinjali/