image Rusia po synon Ballkanin Perëndimor, ShBA siguron Kosovën dhe Bosnjën se do t’ju qëndrojë në krah

Kosovë

Rusia po synon Ballkanin Perëndimor, ShBA siguron Kosovën dhe Bosnjën se do t’ju qëndrojë në krah

news image

Së fundmi ka pasur raportime të shumta se Rusia dhe Kina janë duke synuar ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mirëpo, ShBA-ja do të vazhdojë që ta përkrahë Kosovën dhe Bosnjën, të paktën kështu ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, kur është pyetur nëse mund t’i sigurojë Bosnjën dhe Kosovën se Amerika është krah këtyre shteteve.

Psaki në një konferencë për media pranoi se presidenti i tyre është mik i kosovarëve dhe boshnjakëve.

“Rusia dhe Kina përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Dhe presidenti është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”, ishte pyetja që mori Psaki.

“Absolutisht. Ju lutem – ju lutem përcilleni këtë drejtpërdrejt”, ishte përgjigjja e shkurtë e saj.

/GazetaSinjali/