Ballafaqimi më interesant i Grupit B është mes Kombëtares së Rusisë dhe asaj të Danimarkës, shkruan Sinjali Sport.
Rusia ka shënuar për 1-2, duke e bërë fundin e ndeshjes të zjarrtë.
Sulmuesi veteran Artem Dzyuba ka shënuar për Rusinë, nga pika e bardhë në minutën e 70-të.
Sulmuesi Yussuf Poulsen ka shënuar pas gabimit në mbrojtjen ruse.
Futbollisti 20 vjeç Mikkel Damsgaard në minutën e 38-të ka realizuar golin e epërsisë.
Danimarka pas ngjarjes që i ndodhi me lëndimin e Eriksenit nuk kanë mundur të marrin veten, ku në dy ndeshjet e para i humbën dhe kanë gjasa të vogla për kualifikim.
Në tjetrën anë sovjetikët humbën lojën e parë, derisa të dytën e fituan dhe do kërkojnë kualifikimin.
Kopenhaga e Danimarkës me stadiumin “Parken” është nikoqire e kësaj përballje, që fillon në ora 21:00. /Gazeta Sinjali Sporti/