image Poulsen ka shënuar edhe golin e dytë për Danimarkën, pas gabimit amatoresk nga Rusët

Futboll

Poulsen ka shënuar edhe golin e dytë për Danimarkën, pas gabimit amatoresk nga Rusët

news image

Ballafaqimi më interesant i Grupit B është mes Kombëtares së Rusisë dhe asaj të Danimarkës, shkruan Sinjali Sport.

Danimarka ka shtuar epërsinë në 2-0 ndaj Rusisë.

Sulmuesi Yussuf Poulsen ka shënuar pas gabimit në mbrojtjen ruse.

Futbollisti 20 vjeç Mikkel Damsgaard në minutën e 38-të ka realizuar golin e epërsisë.

Danimarka pas ngjarjes që i ndodhi me lëndimin e Eriksenit nuk kanë mundur të marrin veten, ku në dy ndeshjet e para i humbën dhe kanë gjasa të vogla për kualifikim.

Në tjetrën anë sovjetikët humbën lojën e parë, derisa të dytën e fituan dhe do kërkojnë kualifikimin.

Kopenhaga e Danimarkës me stadiumin “Parken” është nikoqire e kësaj përballje, që fillon në ora 21:00.  /Gazeta Sinjali Sporti/