Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova i ka reaguar zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili tha se SHBA-të do të mbështesin integrimin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.
“Neni 3 i Kushtetutës së Dejtonit thotë qartë se Republika Serbe mund të kundërshtojë plotësisht vendimet e institucioneve të Bosnje dhe Hercegovinës, duke përfshirë vendimin përfundimtar dhe (legalisht) detyrues të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës.”- ka deklaruar Zakharova.
Zakharova, në reagimin e saj ka përmendur edhe Kosovën, Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Dejtonit.
“E pabesueshme, Ned, përpiqu të zëvendësosh “BiH” me “Serbinë” dhe “Republika Serbe” me “Kosovë”, “Marrëveshjen e Dejtonit” me “Rezolutën 1244″ dhe do të marrësh diagnozën”, ka thënë ajo.