image Rusia i kërkon Gërvallës ta heqë flamurin e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit, kundërshton Britania

Politikë

Rusia i kërkon Gërvallës ta heqë flamurin e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit, kundërshton Britania

news image

Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që po mbahet për Kosovën ka kërkuar që Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës prej ku ajo është paraqitur ose të ndryshojë ambientin.

Këtë kërkesë ai e ka arsyetuar duke thënë se “Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor”.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqesuesi rus.

Por ndaj kësaj kërkese të Rusisë, ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe duke thënë se nuk shohin arsye që të kryediplomatja kosovare të ndryshojë pamjen nga ku do të prezantojë.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

/GazetaSinjali/