image Rusia bllokon Twitterin, kërcënon ta bëjë të njëjtën edhe me Facebook-un

Botë

Rusia bllokon Twitterin, kërcënon ta bëjë të njëjtën edhe me Facebook-un

news image

Pas agresionit rus në territorin e Ukrainës, nëpër rrjetet sociale janë bërë virale video dhe fotografi të ndryshme të pushtimit dhe vuajtjeve të vazhdueshme të ukrainasve në territorin e tyre.

Tashmë përdoruesve rus u është bllokuar qasja në Twitter, e këtë e ka bërë të ditur kompania e lidhjes së internetit NetBlocks, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Të ashpra kanë qenë edhe përplasjet në mes të autoriteteve ruse dhe platformave sociale të ndryshme për rregullat që këto të fundit i parashohin për postimet që bëhen në këto platforma.

Derisa Instagrami dhe Facebooku ende po funksionojnë për përdoruesit rus, autoritetet ruse kanë “kërcënuar” në bllokimin e tyre nëse vazhdohet të shpërndahen pamje të rënda që po shihen çdo ditë nga e gjithë bota, e që epiqendër e agresionit rus është Ukraina. 

/GazetaSinjali/