Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se Oda Ekonomike Greke është zotuar se do të lobojë për njohjen e Kosovës nga Greqia raporton Gazeta Sinjali.
Ai këtë e ka bërë të ditur pas takimeve që ka pasur me delegacionin e Odës Ekonomike Greke në Prishtinë.
“Kjo është vizita më e lartë e një delegacioni ekonomik nga vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo tregon për peshën që Greqia i jep sot raporteve ekonomike me Kosovën, e besoj që shumë shpejtë edhe do të kulminojnë edhe në raporte më të avancuara politike me njohjen nga ky vend i rëndësishëm i Bashkimit Evropian. Z. Michalos u zotua edhe për pjesën politike, qysh ka lobuar për marrëveshjen e Prespës, të njëjtën ta bëjë edhe për pjesën që lidhet me njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. /Gazeta Sinjali/