Ekipi i Napolit ka kaluar në epërsi kundër Interit në gjysmë-finalen e Kupës së Italisë.
Mesfushori spanjoll, Fabian Ruiz me një driblim maestral arriti që të shënoi një gol të bukur me goditje jashtë zonës në minutën e 56-të.
Deri më tani është duke u zhvilluar një ndeshje e barabartë dhe me raste të shumta.
Fituesi i këtij dueli e pret në finale fituesin e duelit të nesërm, Juventus-Milan./Gazeta Sinjali/