image Ruante bagëtitë në mal, familjarët e gjejnë të vdekur një person me aftësi të kufizuara

Rajon

Ruante bagëtitë në mal, familjarët e gjejnë të vdekur një person me aftësi të kufizuara

news image

Një 55-vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët e tij në fshatin Peshtan Poliçan.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktima ka qenë duke ruajtur bagëtitë në mal, por që prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi.

Dyshohet se vdekja se ka ardhur si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak Skrapar.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Peshtan Poliçan, njoftohet se është gjetur nga familjaret e vet pa shenja jete shtetasi L.Ç., 55 vjeç me aftësi të kufizuara. Ky shtetas ka qenë duke ruajtur bagetitë në mal por qe prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi. Vdekja mendohet se ka ardhur si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak Skrapar.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes./Gazeta Sinjali/