image Rrugët e vdekjes në Kosovë, 81 persona humbën jetën në aksidente këtë vit - Sinjali

Statistika/ Rrugët e vdekjes në Kosovë, 81 persona humbën jetën në aksidente këtë vit

news image

Gjatë periudhës kohore janar-shtator 2019, në aksidente të ndryshme trafiku kanë humbur jetën gjithësej 76 persona. Ndërsa vetëm gjatë javës së parë të tetorit në aksidente të ndara trafiku, në rrugët e Kosovës kanë vdekur 5 persona. Numri i viktimave në aksidente trafiku brenda këtij viti ka shkuar në 81, raporton Gazeta Sinjali.

Edhe pse shifër e lartë e aksidenteve me fatalitet, megjithatë policia konfirmon se numri i aksidenteve fatale ka pësuar rënie këtë vit, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.

“Në aksidente të ndryshme trafiku gjatë periudhës janar-shtator 2018 në komunikacion kanë humbur jetën 90 persona, apo 14 më shumë se në periudhën e njejtë kohore brenda këtij viti”, thuhet në përgjigjen elektronike të Policisë së Kosovës për Gazetës Sinjali.

“Për nëntë muaj në Kosovë ndodhën gjithësej 11.732 aksidente, prej tyre 66 përfunduan me fatalitet në të cilat jetën e humbën 76 persona”, thotë policia.

Nga numri total i këtyre aksidenteve, lëndime trupore kanë pësuar 8.625 persona.

Ndërsa, numri i asidenteve me dëme materiale ka shkuar në 7.223.

Për kundërvajtje të ndryshme, policia ka shqiptuar gjithësej 321.690 tiketa trafiku.

Pas ditës së shtunë ku në tri aksidente të ndara trafiku kanë humbur jetën 5 persona dhe kanë vdekur 7 të tjerë, Policia e Kosovës ka apeluar  të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin