image Rruga "Muharrem Fejza" pritet të bëhet me rrjet elektrik nëntokësor

Sociale

Rruga “Muharrem Fejza” pritet të bëhet me rrjet elektrik nëntokësor

news image

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se ka filluar projektin investiv në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

KEDS ka bërë të ditur se aty ka nisur punën që përgjatë distancës katërkilometërshe të vendosë rrjetin elektrik nëntokë.

“Tashmë ka filluar procesi i hapjes së kanaleve në të cilat do të vendosen gypat përmes së cilave do të kalojnë kabllot nëntokësore për furnizim të konsumatorëve.”

Sipas njoftimit, punimet pritet të përfundojnë deri në fund të qershorit.

Në njoftimin për media, KEDS ka thënë se në disa lagje tashmë ka vendosur rrjetin nëntokësor në kuadër të “mega projektit investiv në Prishtinë, vlera e të cilit kap shifrën prej rreth 17 milionë eurosh e që parasheh largimin e mbi 2500 shtyllave elektrike të tensionit të ulët dhe vendosjen nëntokë të 90% të rrjetit të tensionit të mesëm”.

/GazetaSinjali/