image Rruga Gjilan - Prishtinë e papastruar nga bora, rrëshqasin veturat (FOTO)

Sinjalizime

Rruga Gjilan – Prishtinë e papastruar nga bora, rrëshqasin veturat (FOTO)

news image

Rënia e temperaturave krijon vështirësi në komunikacion në Kosovë, pasi që rrugët jo rrallëherë nuk pastrohen, shkruan Gazeta Sinjali.

Qarkullimin e vështirë e patën ata që sot udhëtuan nga Gjilani për në Prishtinë, ose anasjelltas.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit një fotografi të realizuar në këtë rrugë, përkatësisht në fshatin Mramor, rreth orës 08:42, ku shihet se rruga nuk është pastruar akoma.

Për shkak të akullit në rrugë, një veturë shihet se ka rrëshqitur, duke dalë krejtësisht nga rruga./GazetaSinjali/