image “Rruga është e jona, s'guxoni ta shfrytëzoni”/ Kushërinjtë në Suharekë përleshen për pronë, përfundojnë në Polici

Siguri

“Rruga është e jona, s’guxoni ta shfrytëzoni”/ Kushërinjtë në Suharekë përleshen për pronë, përfundojnë në Polici

news image

Mosmarrëveshja për pronë ka shkaktuar një përleshje mes kushërinjve në fshatin Bllacë të Suharekës, mëngjesin e sotëm. Tre persona përfunduan në Polici pasi u kapën me kushërinjtë e tyre për një kontest pronësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar detaje se si dy familjet nga fshati Bllacë po vazhdojnë të kenë probleme për një kontest të pazgjidhur pronësor.

Anëtarët e dy familjeve (emra të njohur për redaksinë) janë përleshur në orën 08:00 të mëngjesit për shkak të një rruge që njëra familje shfrytëzon për të kaluar.  

Për shkak se tre të dyshuarit nuk merreshin vesh me kushërinjtë e tyre është dashur të intervenojë Policia e Kosovës.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor për t’u intervistuar. Edhe viktimat, kushërinjtë e tyre janë shoqëruar për t’i marrë deklaratat lidhur me rastin.

Sipas viktimave, tre të dyshuarit u kanë shkaktuar në vazhdimësi probleme për një rrugë të përbashkët, duke mos i lejuar të njëjtit të kalojnë në atë rrugë. Sipas të dyshuarve rruga që u bë mollë sherri u takon atyre.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se dy palët e përfshira në këtë rast janë në kontest gjyqësor në lidhje me pronën për të cilën janë përleshur.

/GazetaSinjali/