image Rritja ekonomike këtë vit në Kosovë parashihet të jetë mbi 7%

Financa

Rritja ekonomike këtë vit në Kosovë parashihet të jetë mbi 7%

news image

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se deri në fund të vitit parashikohet që vendit të ketë rritje ekonomike jo më e vogël se 7%.

Tutje, ai tha se nëse synohet të arrihet kjo rritje ekonomike duhet të ketë një dinamikë të implementimit të investimeve kapitale.

“Ne nëse duam të mbajmë një momentum të rritjes ekonomike atëherë duhet të ketë një dinamikë të implementimit të investimeve kapitale për arsye të ndryshme qoftë ato që lidhen me zgjedhjet e shpeshta, ndryshimit të qeverive dhe pandemisë”.

“Duhet të shikohet mundësi e investimeve edhe në zona ekonomike dhe po ashtu të shikohet mundësi të përkrahen edhe eksportet dhe mund të shumëfishohet edhe vlera e eksportuesve. Kemi projeksione të Fondit Monetar Ndërkombëtar 7%, Bankës Botërore 7.5%, të Qeverisë e cila pret rreth një vlere dyshifrore të rritjes ekonomike”.

“Projeksionet janë për një rritje ekonomike jo më e vogël se 7%. Ne nuk mund të presim të kemi të njëjtën shkallë të vizitave të diasporës dhe nuk mund të presim të kemi të njëjtin raport me shtimin e konsumit. Ky vit mund të shënohet i suksesshëm sa i përket rritjes ekonomike”.

Ndërsa, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahin, ka thënë se këtë vit ka një rritje ekonomike që konsiderohet të jetë mbi 8% .

“Rritja ekonomike në Kosovë nuk mund të jetë reale për shkak se kemi pasur rritje minus vitin e kaluar. Këtë vit kemi një rritje plus e cila konsiderohet që do të jetë mbi 8% dhe do të jetë pozitive për vendin”.

Sipas tij, Qeveria duhet të ketë një strategji për ta luftuar varfërinë e që të ketë investime të reja.

Shahini ka theksuar se janë duke monitoruar rritjen e çmimeve duke shtuar se kjo po ndodh në gjithë botën dhe se Kosova është e pafuqishme ta ndal këtë trend, raporton EO./GazetaSinjali/