Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, ka njoftuar se nga data 20 janar, Qendra e Studentëve në Prishtinë, ku bëhen testet rapide-antigjen, do të punojë shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 deri në orën 18:00.
“Ky vendim është marrë në përgjigje të rritjes së numrit të qytetarë që kërkojnë të testohen me testet rapide antigjenike”, tha Gashi në një postim në Facebook.
Vendi po përjeton rritje të rasteve me koronavirus, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 720 raste të reja./GazetaSinjali/