image Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1472 testime për koronavirus, ku 327 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe janë regjistruar nëntë viktima, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, kjo ministri njofton se në spitale janë të shtruar 293 persona dhe se 57 pacientë janë shëruar.

Në bazë të këtyre shifrave, numri i të infektuarve është duke u rritur, pasi që ditën e djeshme janë raportuar 241 të infektuar nga 1260 testime, janë regjistruar shtatë viktima dhe 319 persona ishin të shtrirë në spitale. /Gazeta Sinjali/