image Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 19 viktima dhe 846 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, aktualisht në katër spitalet COVID janë duke u trajtuar 468 pacientë, prej të cilëve 41 janë në terapi intensive dhe 11 janë të intubuar.

Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit 312 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 21 mijë e 286 që nga fillimi i pandemisë.

/Gazeta Sinjali/