Ka arritur në 26, numri i personave të lënduar si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi sot Shqipërinë.
Lëkundjet ishin të magitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik.
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën e tërmetit në vend. Ministria njofton se të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve.
“Pas lëkundjeve të tërmetit të rënë pak minuta më parë, Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve që mund të paraqesin nevoja shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Urgjenca Kombëtare ftojnë këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr telefonit 127″, njofton Ministria e Shëndetësisë./Gazeta Sinjali/