image Rritet numri i të lënduarve nga tërmetet në Shqipëri

Rajon

Rritet numri i të lënduarve nga tërmetet në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë informon për personat e lënduar për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditën sot Shqipërinë.  Janë 325 persona të lënduar në total që kanë marrë mjekim në spitalet e Durrësit dhe Tiranës.

Deri tani tek Spitali i Traumës 135 të lënduar kanë marrë trajtim. Në Spitalin e Durrësit janë 130 të lënduar. Qendra e koordinimit të urgjencës ka pritur 392 thirrje janë realizuar 91 misione në spitale.

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu po ndjek nga afër situatën në qendrën kombëtare të urgjencës mjekësore./Gazeta Sinjali/