image Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Kosovë

Pandemia/ Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se ka shkuar në 186 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19.

Në shërbimin infektiv, aktualisht janë 77 të shtruar dhe prej tyre 5 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           107 raste

– Durrës           11 raste

– Lushnje         4 raste

– Elbasan         5 raste

– Rrogozhinë   2 raste

– Fier               20 raste

– Kavajë          4 raste

– Korçë            12 raste

– Vlorë            5 raste

– Shkodër        4 raste

– Lezhë            4 rast

– Berat             1 rast

– Has               2 raste

– Krujë            1 rast 

-Tropojë          2 raste

– Pukë               2 raste

Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.