Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6.513 raste me koronavirus.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se nga 264.860 teste të bëra në 24 orët e fundit, 6.513 persona rezultuan pozitiv. Gjithashtu, për tri ditë me radhë rastet ditore kanë shkuar në mbi 6 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Që nga fillimi i pandemisë në shkurt 2020, në Itali janë regjistruar gjithsej 4.350.028 raste me COVID-19.
Në këtë shtet janë 87.285 raste aktive me koronavirus, ndërsa numri i pacientëve në kujdes intensiv ka arritur në 214.
Me vdekjen e 16 personave në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 128.063.
Ndërkaq, 2.170 pacientë janë shëruar gjatë ditës së fundit, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve shkoi në 4.134.680.
Që nga 27 dhjetori i vitit 2020 kur filloi fushata e vaksinimit masiv, në Itali deri më sot janë administruar 68.280.456 doza të vaksinës, prej të cilave 32.265.237 persona kanë marrë të dyja dozat e nevojshme. /GazetaSinjali/