Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, së bashku me disa kolegë të tij, ditë më parë ka mbajtur një protestë për shkak se nuk po lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve.
Mirëpo, pavarësisht kësaj Labi vazhdon të mbajë mbrëmjet muzikore në qytetet e Kosovës.
Së fundi, Labi ka njoftuar se këtë javë do të performojë në Ferizaj.
E derisa numri i të infektuarve dhe i të vdekurve në Kosovë po rritet, Labi po vazhdon të performojë në mbrëmje muzikore duke bërë tubime në këto ahengje. /Gazeta Sinjali/