Është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë 24 orëve të fundit, 43 persona kanë rezultuar pozitivë nga 3 mijë e 526 testime të kryera.
Fatmirësisht asnjë person nuk ka vdekur, ndërsa pesë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 86, që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar gjashtë pacientë.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19 në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend.
Statistika (20 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 43
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3526
Testime totale 862,958
Raste pozitive 132,740
Raste të shëruara 130,086
Raste Aktive 198
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 89
Elbasan 21
Vlorë 17
Durrës 16
Fier 15
Shkodër 13
Lezhë 13
Kukës 9
Korçë 4
Gjirokastër 1./Gazeta Sinjali/