13 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka njoftuar drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, përmes një komunikate për media, i cili tha se gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar edhe 590 raste të reja me COVID-19.
Po ashtu, është bërë e ditur që brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 696 pacientë të cilët ishin të prekur me këtë virus.