Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri është rritur gjatë ditës së sotme, duke e çuar numrin e rasteve në 377.
Të dhënat e bëra me dije gjatë përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë flasin për 16 raste të reja vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Kujtojmë po ashtu se numri i viktimave është rritur në 21 persona. Ka ndërruar jetë mbrëmë trajneri i boksit, Skënder Kurti, 61-vjecari që pak ditë më parë u kthye në jetë falë mjekëve te Infektivi, por që nuk arriti ta mposhtëte dot koronavirusin.