image Rritet numri i rasteve dhe viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Shqipëri

Rritet numri i rasteve dhe viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar për bilancin e fundit të koronavirusit atje, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 4562 testime të kryera, 1239 persona rezultuan pozitivë me këtë virus dhe u shënuan 16 viktima.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se 805 pacientë janë shëruar, derisa 471 të tjerë po luftojnë me këtë virus në spitale.

Kujtojmë se dje janë konfirmuar 12 viktima dhe 953 raste të reja në Shqipëri, shifra këto më të vogla sesa sot.

/GazetaSinjali/