image Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Lipjan, Ahmeti u jep maska qytetarëve

Kosovë

Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Lipjan, Ahmeti u jep maska qytetarëve

news image

Kryetari i Lipjanit sot ka shpërndarë maska falas për qytetarët.

Duke folur lidhur me gjendjen aktuale dhe masat parandaluese kundër pandemisë, Imri Ahmeti tha se ditëve të fundit në këtë komunë ka pasur rritje të rasteve me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 118 raste aktive.

I pari i Lipjanit iu drejtua qytetarëve me një mesazh sensibilizues, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.

“Unë jam i kënaqur me respektimin e deritanishëm të masave nga qytetarët e Lipjanit, megjithatë nuk mund të mbetet imun Lipjani në proporcion me këtë virus në të gjithë Kosovën. Ditëve të fundit është mjaft shqetësuese përhapja e pandemisë në komunën tonë, andaj kemi ndërmarrë një fushatë sensibilizuese dhe një varg masash me të cilat synojmë ta kufizojmë përhapjen e kësaj pandemie”, tha ai.

Sipas tij, komuna që ai udhëheq është në krye të detyrës 24 orë.

“Komuna bashkë me institucionet lokale dhe shtabin emergjent është aktiv 24 orë për të qenë në shërbim të menaxhimit. Jemi në koordinim të përhershëm dhe po përpiqemi ta menaxhojmë situatën… Aktualisht me COVID-19 në komunën tonë janë aktiv mbi 118 perona. Numri është rritur javën e fundit dhe trendi është në rritje e sipër, andaj ne apelojmë te qytetarët që ta marrin më seriozisht në mënyrë që ta preventojmë këtë”, tha Ahmeti. /Gazeta Sinjali