Gjatë ditës së djeshme janë raportuar disa raste të kalimit ilegal në Kosovë.
Njësiti policor e ka ndaluar një shtetas të Serbisë, i cili përmes rrugëve alternative kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit lënda e rastit është proceduar në procedurë të rregullt.
Përveç tij, nga Serbia kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës edhe dy shtetas tjerë, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në gjykatë.
Ndërkaq, edhe në Vërmicë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë për kalim ilegal të kufirit në territorin e Kosovës. Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit i është konfiskuar vetura dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali /