image Rritet numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet rajonale janë duke u trajtuar 49 pacientë, 7 më shumë se që ishin ditën e djeshme.

Sipas ShSKUK-së, 13 pacientë janë me oksigjenoterapi ndërsa 2 janë në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive.

16 pacientë të shtrirë janë të infektuar me COVID-19, ndërsa 28 të tjerë janë post-COVID.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-COVID-19;

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë pacient;

Spital i Pejës, 3  pacientë;

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./GazetaSinjali/