Në Komunën e Prishtinës sot janë konfirmuar edhe 42 raste të reja me koronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi, ka thënë është rritur edhe numri i lagjeve me të infektuar me Covid-19.
“Tashmë persona me COVID-19 kemi në 15 lagje të Prishtinës dhe në dy fshatra, Hajvalia dhe Barileva”, ka thënë ai.
Rastet që janë konfirmuar sot, sipas Gashit, vijnë në bazë të 89 testimeve. Megjithatë, ai ka thënë se ka ende mostra për të cilat nuk ka dalë rezultati.
“Kemi ende mostra që janë dërguar dhe nuk na është kumtuar rezultati. Gjatë ditës së sotme janë marrë rreth 100 mostra”, tha ai në Rtv Dukagjini.
Kujtojmë që mbrëmë ishin 12 lagje të kryqytetit me të infektuar me koronaviurs. /GazetaSinjali/